Thursday, March 28, 2024

Basha në Kuvend: Këtu ka kriminelë të kërkuar nga FBI

Seanca maratonë e buxhetit vazhdoi sot pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se në sallën e Kuvendit janë të ulur kriminelë.

Deklarata e Bashës erdhi pasi deputetja e PS, Klotilda Bushka tërhoqi vëmendjen për gjuhën e përdorur në Kuvend, duke treguar kodin e sjelljes së deputeti. Sakaq, kryedemokrati tha se nuk mund të bëjnë moral për sjelljen, kur në sallë sipas tij janë të ulur kriminelë.

Lulzim Basha: “Pirgu i letrave që na keni vënë përpara, ky është një bllok bosh, kodi i sjelljes së deputetit. Eshtë një harxhim i parave. Sepse kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që ju doni të hidhni mbi një Kuvend që ka një problem që ka ekzistuar edhe para 2013, por ka marrë dimensione botërore pas 2013-ës. Në këtë Kuvend tani që po flasim ka kriminelë, që janë në kartelat e FBI, DEA-s, kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedelë të organizatave kriminale, të atyre që quhen grupe të strukturuara kriminale.

Këtu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda dhe gjuhën më të ulët që njeh fjalori në veçanti ndaj zonjave tash e tetë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte një proporcionitet, e para që s’mund të ikni ju dhe të na bëni morale për kodin e sjelljes të bëni vetingun në politikë. Pastroni sallën këtu”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë