Friday, April 19, 2024

Basha kërkon Vetting: SPAK të evidentojë pasuritë e ministrave dhe deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha u shpreh se Partia Demokratike do të dorëzojë edhe dy amendamente për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Lulzim Basha: ”Më vjen keq që ndërpres një prej seancave të para të komisionit hetimor të masakrës zgjedhore, të cilit i uroj punë të mbarë. PD ka marrë vendimin për të depozituar brenda kësaj jave amendamentet për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme kushtetuese të 30 korrikut. Amendamentin për reformën zgjedhore, për vettingun e politikanëve, për lidhjet e tyre me krimin e organizuar… SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo ministri, kryetari bashkie, deputeti, në lidhje me pasuritë, ligjshmërinë e tyre, në lidhjet me personat dhe ortakët e tyre. Dhe amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale. Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh dhe depozitimi i tyre do të bëhet në ditët e ardhshme.

Është pikërisht komisioni i Venecias ai që ka shtruar rrugën dhe ka thënë që Shqipëria e ka të domosdoshëm vettingun e politikanëve. Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike, se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë e demokratë, qytetarë që duan një politikë jo të lidhur me krimin e organizuar dhe të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë dot pasuritë e tyre. Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve të shqiptarëve, asnjë nga këto çështje nuk është në favor të opozitës.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë