Thursday, March 28, 2024

Basha dha dorëheqjen, kush e merr drejtimin e PD sipas Statutit

Edhe pse luftoi me çdo mënyrë, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve. Basha, deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike.

Po çfarë ndodh me drejtimin e PD tani?

Sipas statutit në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Duke qene se dy nënkryetaret Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma, dy nënkryetarët aktuale Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku do të marrin drejtimin e saj të komanduar nga Sekretari i Përgjithshem Gazment Bardhi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë