Thursday, March 28, 2024

Basha bllokon komentet në Twitter, ja cilët janë personat që kanë të ”drejtën e fjalës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk i pranon as komentet e atyre që e ndjekin në rrjetet sociale, konkretisht në Twitter.

Nëse shkoni në postimin e kreut të Partisë Demokratike, në fund të statusit do të lexoni një njoftim se nuk mund të komentoni, vetëm nëse jeni një prej 377 personave që ndjek Basha.

Asnjë person jashtë atyre që ndjek vetë kryedemokrati nuk mund të japë një mendim mbi ato që shkruan kreu i selisë blu.

Nëse hedhim një sy listës së personave që kreu i PD-së ka bërë ‘follow’, nuk mundojnë edhe ata me të cilët është ‘nadrë’ politikisht. Përmendim këtu Albana Vokshin e Belind Këlliçin. Mes tyre ka edhe demokratë të tjerë, si Endri Hasa e Jorida Tabaku.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë