Thursday, April 18, 2024

Basha apo Berisha në krye të PD-së? Ja si përgjigjet Hajdari

Ish-deputetja e Partisë Demorkatike, Rudina Hajdari, deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet.

E ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV, Hajdari u shpreh sepozita është e përçarë ndërsa të dy kanë pasur disfata për sa i përket sjelljes më anëtarët e grupit të PD-së.

Rudina Hajdari: “Asnjëri as tjetri nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Shikoj një parti që është degëzuar në disa kampe të ndryshme jo të unifikuar dhe opozita vet nga të gjitha anët është e përçarë, një opozitë e dobët është fatkeqësi për vendin. Ka tiparet e një lideri autokrat, ngjan shumë edhe me liderin më të mëparshëm,janë dy lider partie që kanë pasur disfata të njëjta sa i përket sjelljes me anëtarët e grupit të PD-së që kanë dhënë një kontribut, 2 kryetar me tipare të njëjta. Si Berisha ashtu edhe Basha po e trajtojnë partinë si pronë private e anetarësinë si arenë futbolli. U nis nga cenimi i interesit personal, nuk ishte momenti i duhur, kur ishte brenda PD-së që ka mbështetur zotin Basha, ai nuk ka shprehur asnjëherë rezerva sa i përket vendimeve të Bashës e reagoi tani që iu cenua interesi.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë