Friday, April 19, 2024

Barcelonës nuk i bën ‘derman’ as trajneri i ri, katalanasit ndalen në barazim nga Alavesh

Pritej një reagim, të paktën për karakter nga skuadra edhe pse trajneri i përkohshëm ndoshta nuk ka bërë më shumë se dy stërvitje, por një ekip si Deportivo Alavesh, Barcelona duhet ta mposhtte dhe nuk e bëri as sot.

Debutimi i trajnerit Serzhi Barhuan në krye të Barcelonës ishte zhgënjyes në “Camp Nou”, ku sfida përfundoi në barazim 1-1, ku veç këtij rezultati, katalanasit humbën sërish për shkak dëmtimi të Serxhio Agueros.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Barçën, ndërsa në të dytën, ishte Depaj që gjeti golin e parë në minutën e 49, i cili nuk zgjati shumë.

Vetëm 3 minuta më pas, Alavesh arriti të kthente barazpeshën me golin e Joselu. Në minutat e fundit, Barça humbi edhe Zherard Pike për shkak dëmtimi.

Me këtë barazim, Barcelona renditet në vendin e 9 me 16 pikë, ndërsa Deportivo Alavesh mban vendin e 14 me 10 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë