Thursday, March 28, 2024

Ballkani i Hapur nuk do e trajtonte Kosovën si partner të barabartë, sipas Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se nisma rajonale Ballkani i Hapur nuk respekton parimin e gjithëpërfshirjes dhe nuk i trajton shtetet në mënyrë të barabartë.

Në një intervistë për agjencinë MINA, Osmani është shprehur se kjo nismë është analizuar në Kosovë jo vetëm nga ana politike, por dhe ajo profesionale.

“Kemi ardhur në një vendim, i cili ka laura shumë analiza, se kjo nuk është një iniciativë që do ta trajtonte Kosovën si partner të barabartë, përkundrazi”, tha ajo.

Sipas Osmanit, me nismën Ballkani i Hapur, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet të zgjerojë qasjen e tij hegjemoniste në të gjithë rajonin dhe ta trajtojë Kosovën si një partner të pabarabartë, duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Ajo nënvizoi se pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të ketë një Europë të lirë, të bashkuar dhe në paqe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë