Friday, March 29, 2024

Balla: Më 24 maj zgjidhet Presidenti i ri

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, teksa më 24 korrik mbaron mandati i Presidentit Ilir Meta.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, teksa më 24 korrik mbaron mandati i Presidentit Ilir Meta.

Balla tha se kuvendi ka ende kohë në dispozicion, por u shpreh i sigurt se deri më 24 maj do të kemi emrin e ri të Presidentit apo Presidentes.

“Neni 88 i Kushtetutës ka përcaktuar kohën kur fillon procesi i zgjedhjes së Presidentit. Procedurat fillojnë jo më vonë se sa 60 ditë nga data e përfundimit të mandatit. Pra jo më vonë se 24 maji. Kuvendi ka ende kohë në dispozicion dhe pak ditë deri sa të fillojë procedurat. Procedura e zgjedhjes së Presidentit të Republikës merr 5 raunde në Kuvend. Në 2017 Presidenti i Republikës është zgjedhur më 27 prill sepse procesi përkonte me mbarimin e mandatit të Kuvendit. Në rastin tonë, procesi duhet të përfundojë më 24 maj dhe brenda datës 24 maj që është dhe një ditë, që ka pasur një kontekst të caktuar historik, ne do të kemi dhe presidentin e ri të Republikës, ose Presidenten e re të Republikës. Edhe sot në konferencën e radhës së kryetarëve nuk do kemi një kalendar për këtë çështje. Kalendari do të miratohet në një mbledhjet pasardhëse. Ky proces ka një kalendar të posaçëm”, tha Balla.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë