Sunday, July 21, 2024

Bajrami: Goli, një ëndërr. Shënuesi i Shqipërisë, i lumtur për rekordin/ Mesfushori: Duhet të përgatitemi për Kroacinë

Ka shënuar gola shumë më të bukur.

Nedim Bajrami njihet si futbollist me klas, diçka që pranohet edhe në Serinë A, ndërsa shprehet i lumtur pasi shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europianë.

Mesfushori kuqezi nuk arriti ta ndihmonte ekipin për të marrë rezultat, por është i kënaqur për veten, ndërsa shpreson që humbja me Italinë të harrohet sa më shpejt.

“Të shënosh për Shqipërinë në një Kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë