Friday, March 29, 2024

Bajerni nis arratinë në Bundesligë, Gnabri dhe Leva show me 3 gola në 5 minuta

Bajerni ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme 0-5 ndaj Shtutgart, në kuadër të javës së 16 të Bundesligës. Në pjesën e parë, bavarezët vuajtën jo pak, teksa golin e gjetën pas 40 minutash lojë me Gnabri. Në fillimin e pjesës së dytë, po i njëjti autor dyfishoi shifrat.

Nuk mungoi as Levandovski në këtë 90 minutësh, i cili realizoi dopietë. Golat e tij erdhën në minutat 69 dhe 72. Kishte kohë edhe për të pestin, me Gnabrin që tregoi klasin e tij.

Bajerni është i pari në kampionat me 40 pikë, 9 më shumë se Dortmundi. Shtutgarti mban vendin e 15 me 17 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë