Thursday, April 25, 2024

Bajerni i Mynihut arrin marrëveshjen me Liverpul për transferimin e Sadio Mane

Bajerni i Mynihut ka arritur marrëveshjen me Liverpul për mesfushorin Sadio Mane.

Gazetari i njohur për transferimet e futbollistëve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Hasan Salihamidžić ka deklaruar për Sky Sports se Mane do të vijë në Mynih.

Marrëveshja është arritur mëngjesin e së premtes, teksa po mbyllen detajet e fundit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Romano deklaroi se Liverpul ka pranuar ofertën e tretë të Bajernit për 30-vjeçarin senegalez.

Anglezët do të arkëtojnë 32 milion euro në arkën e tyre si dhe 8 milionë të tjera në formë bonuesh.

Mane do të firmosë kontratë 3-vjeçare me rekordmenët gjermanë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë