Friday, March 29, 2024

Bajern ”arratiset” në Bundesliga, +4 pikë nga Dortmund

Bajern Mynih ka siguruar sot një fitore të rëndësishme përballë Frajburg, duke mposhtur skuadrën e vetme e secila nuk kishte regjistruar deri tani asnjë humbje në kampionat. Skuadra e Julian Nagelsman ka dominuar sfidën me stilin e zakonshëm, duke u shkëputur në kreun e renditjes.

Në start ishte Frajburgu që dominoi dhe krijoi më shumë epërsi në lojë, por pa konkretizuar rastet. Nga ana tjetër, Bajerni goditi me mundësinë e parë që iu shfaq me anë të Goretzka dhe më pas e par më të lehtë në lojën e tij duke krijuar raste të shumta.

Goli i dytë do të vinte në minutën e 75 me anë të Levandovskit, i cili realizoi atë që ishte goli i 100-të në Bundesligë në këtë vit kalendarik 2021 për ekipin bavarez, një shifër mbresëlënëse në futbollin gjerman duke llogaritur se ka ende shumë ndeshje deri në fund të tij.

Miqtë realizuan shumë vonë, vetëm në minutat shtesë me anë të Haberer golin e nderit, pa mundur të ndryshonin rrjedhën e kësaj sfide që konfirmon përsëri Bajernin si forcë dominuese në kampionatin gjerman.

Ndeshjet

Bajern-Frajburg 2-1

Bohum-Hofenhajm 2-0

Shtutgart-Arminia Bielefeld 0-1

Volfsburg-Augsburg 1-0

RB Leipzig 2-1 Borusia Dortmund

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë