Thursday, March 28, 2024

Australi/ 21-vjeçar thyen tabunë, bëhet futbollisti i parë në vendin e tij që pranon homoseksualitetin

Marrëdhënia mes LGBT-së dhe sportit nuk ka qenë e lehtë, aq më pak në futboll. Shumë pak lojtarë e kanë pranuar publikisht homoseksualitetin e tyre dhe ata që e kanë pohuar, si për shembull, ish-lojtari gjerman Tomas Hitzlperger.

Këtë tabu e ka thyer futbollisti Xhoshua Kavallo i nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka pranuar homoseksualitetin e tij. Mes tensionit, psherëtimash dhe në prag për t’u shpërthyer në lot, 21-vjeçari ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij.

Aktualisht, Kavalli është pjesë e skuadrës Adelajde Juanjtid në Australi dhe aktivizohet me kombëtaren e moshave australiane. Asnjëherë më parë nuk kishte ndenjur që në kampionatin australian një futbollist të fliste hapur mbi prirje seksuale. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku të shumtë ishin ata që i dolën në krah futbollistit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë