Thursday, March 28, 2024

Austin: SHBA-ja do përpiqet që të shmangë një konflikt midis Kinës dhe Tajvanit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u shpreh se SHBA-ja do të bëjë pjesën e saj, për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të shmangur një konflikt të mundshëm të saj me Tajvanin.

Sipas tij, Kina po bëhet gjithnjë e më agresive në Azi, sidomos në zonën përreth Tajvanit, shkruan Reuters.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit, me dy ekonomitë më të mëdha të botës të cilat janë përplasur për disa çështje, si Tajvani dhe aktiviteti ushtarak i Pekinit në Detin e Kinës jugore.

Gjatë një takimi që Austin pati me ministrin e Mbrojtjes së Kinës Wei Fenghe të premten, të dy zyrtarët thanë se duan një marrëdhënie më të mirë midis dy vendeve edhe pse nuk kishte ndonjë shenjë për ndonjë përparim të mundshëm.

Austin tha se politika e SHBA-së për Tajvanin ishte të qëndronte kundër çdo ndryshimi të njëanshëm të status quo-së.

“Politika jonë nuk ka ndryshuar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të menaxhuar këto tensione me përgjegjësi, për të parandaluar konfliktin dhe për të ndjekur paqen dhe prosperitetin.”

Javë më parë, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme për të ndërhynin ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin.

Pekini e konsideron Tajvanin e vet-qeverisur si një provincë të shkëputur.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë