Friday, March 29, 2024

Atentati te “Mbikalimi i Shkozetit”, prokurori Arjan Ndoja: Shënjestra isha unë

Prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, për atentatin që u bë në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës. Në makinë bashkë me të dy vite më parë ishte Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit mbeti i vdekur.

Gjyqi për këtë atentat ka nisur sot dhe të akuzuar janë Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.

Në seancën e sotme, prokurori Ndoja ka qenë vetë para trupës gjykuese për të dëshmuar dhe ka thënë se shënjestra ka qenë pikërisht ai. Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer. Për të vërtetuar këtë ai ka treguar dhe fotot e makinës, ku kanë mbetur shenjat e plumbave.

“Objektiv i atentatit kam qenë unë. E tregojnë dhe pamjet e makinës. Arsyet pse më kanë qëlluar e dinë këta.Nuk kam pasur asnjë shqetësim para se të ndodhte ngjarja vetëm deklarimet e bëra nga kryeministri e zv.kryeministri”, ka thënë Ndoja, ndërsa përballë kishte njërin nga autorët e dyshuar, Redjan Rraja.

Prokurori ka theksuar se para se t’i bëhej atentat nuk ka pasur asnjë shqetësim, përveç deklaratave publike të bëra nga kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Braçe.

Në atë kohë, Rama e akuzoi prokurorin Arjan Ndoja si të lidhur me bandat kriminale që vepronin në Durrës. Edhe zv.kryeministri Erion Braçe, e akuzoi prokurorin Arjan Ndoja se i kishte bërë presion kreut të Kadastrës Liridon Pula. Braçe tha se prokurori kërkonte të legalizoheshin ndërtimet monstruoze të bëra nga bandat në Gjirin e Lalzit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë