Tuesday, April 16, 2024

Atentati në Shkodër ndaj Dedë Planajt, zbardhet dëshmia e 60-vjeçarit

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Dedë Planajt në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e djeshme. Burime nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë.

Dedë Planaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.

60-vjeçari ka deklaruar se ngjarja ndodhi në momentin që ai ishte në punë. I moshuari tregoi se në drejtim të tij erdhi një motoçikletë me një person që kishte kaskë të zezë. Duke u shprehur para grupit hetimor se nuk mundi të shikonte se kush ishte autori, Planaj tha se nuk di arsyen se përse dikush do që ta eleminojë.

“Po qëndroja ulur tek puna në karburant, si gjithmonë. Në një moment erdhi një motoçiketë, drejtuesi i saj ishte me kaskë të zezë. Zbriti dhe u afrua drejt meje dhe më qëlloi. Nuk ia pash dot fytyrën, nuk e di kush ishte. Unë personalisht nuk kam konflikte dhe nuk e di kush mund të jetë dhe as arsyen”, u tha Dedë Planaj hetuesve.

Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar.

Papritur një person me motor është afruar, është ulur dhe ka qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit 8 herë me pistoletë duke e lënë të plagosur.

Gjashtë prej plumbave përfunduar në trupin e të plagosurit. Menjëherë pasi e ka qëlluar autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë.

Sipas burimeve, autori kanë vijuar rrugën nga Shkodra në drejtim të Koplikut.

Në atë aks janë me dhjetëra rrugë dytësore fshatrash duke i dhënë shumë mundësi autorit për t’u fshehur.

Forcat e policisë kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të karburantit ku ndodhi plagosja për të parë dinamikën e ngjarjes dhe po ashtu janë duke marrë edhe kamerat e sigurisë të aksit Shkodër-Koplik edhe pse mbetet e vështirë për ta gjurmuar për shkak të errësirës dhe faktit se në gjithë ai aks nuk ka shumë kamera sigurie duke i dhënë avantazh autorit i cili e ka mirëmenduar se si ti shpëtojë ndjekjes së policisë.

Policia ka dyshime se autori është vrasës me pagesë, një metodë që po përdoret thuajse në gjitha ngjarjet kriminale në Shkodër. Efektivët gjithsesi vijojnë punën për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së Dedë Planit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë