Saturday, April 20, 2024

Arrestohet një prej të dyshuarve të plagosjes së Erion Hasanbelliut në Belgjikë

Policia belge ka arrestuar shtetasin Kasandër Noga, pasi dyshohet se është një ndër autorët e plagosjes së Erion Hasanbelliut, ngjarje e ndodhur të dielën në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Arrestimi i tij është kryer në Austri, pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj belge për vendndodhjen e 45-vjeçarit nga Patosi.

Policia belge dyshon se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një tjetër person, i cili aktualisht nuk është i identifikuar.

Ndërsa, Policia e Shtetit ka bërë me dije se menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpunim dhe janë ushtruar disa kontrolle për gjetjen e Nogës, por ka rezultuar se nuk kishte hyrë në Shqipëri.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë