Thursday, March 28, 2024

Arrestohet autori që vrau vëllanë dhe kunatën

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Arsen Meskurtit, i cili vrau me armë vëllanë, Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori u kap në zonën e “5 Majit”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës në rrugën “Islam Alla” në Tiranë, teksa dyshohet se mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt.

Dritan dhe Nora Muskurti ishin pronarë të një agjencie turistike dhe ende nuk dihet nëse konflikti kishte të bënte me biznesin në fjalë.

Çifti që menaxhonte agjencinë turistike, dërgonin persona në Haxh dhe ofronin shërbime për udhëtime kryesisht fetare drejt Arabisë Saudite.

Dyshohet se autori ka përdorur një armë tip pistoletë me të cilën ka qëlluar për vdekje vëllanë dhe kunatën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë