Thursday, April 18, 2024

Amerika fundos Berishën, i heq të drejtën e Flamurit

Nga: Sokol Pepushaj

Fundoset Sali Berisha. I hiqet e drejta e përdorimit të Flamurit Amerikan në “Foltore” e kudo. Kjo masë e veçantë, do e shoqërojë Sali Berishën gjithë jetën e tij.

Pra, ku shkon Saliu nuk shkon Flamuri Amerikan dhe kudo ka Flamur Amerikan, nuk mund të afrohet Saliu.

“Retë” e zeza, të ngarkuara, s’dihet me shi a borë, po sillen pa pushim rreth “non-gratave” dhe gjithë atyre që kanë vjedhur nga fondet publike.

Atyre po u ngushtohet “laku”. Sot e mbrapa, nuk do të kenë asnjë simbol amerikan nëpër takime, kuvende, kudo vidhet e grabiten prona e liri njerëzore. Kështu flitet se do të mbyllet ky tetor për të nisur arrestimet e mëdha me dy “Peshq” Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Po si “mbrohet” doktori?

Doktori u bë “trakt”. E përcolli porosinë tek gjithë hajdutët antiamerikanë, dhe tek mediat.

Militantëve u thotë: Larg Flamurit Amerikan, se rri me komandë në dorë ajo koreanja symadhe. Ajo është llafazane. Del e mbron Flamurin, sikur po ja ndotim ne dhe s’hapë gojë kur Edi Rama e shtyn publikisht po atë Flamur dhe e rrëzon përtokë me ironi.

Mediat i urdhëroi: Kujdes, shmangni këtë punën e Flamurit Amerikan, sikur s’ka ndodhur gjë, se budallenj janë shqiptarët. Pastaj, doktori lëshoi një “predhë” pak a shumë si të Ilir Metës. Nuk ka Perëndi që më arreston e më dërgon në Amerikë, kurse këta këtej, ha haa haaa, nuk kanë asnjë mundësi reale të më prangosin.

“Magneti” i urrejtjes antiamerikane s’është veç doktori.

Shikoni me vëmendje. Flamuj Amerikan nuk do mund të përdorin as deputetët afër tij, as sallat, as Kuvendi i Partisë, në arriftë ditën e mbledhjes, as makinat që do ta shoqërojnë, madje as vagabondët e hajdutët. Flamuri Amerikan dhe Sali Berisha me të vetët, nuk do mund të jenë askund bashkë. Pra, janë rrethuar “Peshqit”.

Berisha në rrethim është gjysma e lajmit.

Gjysma tjetër e lajmit është sterrë fare. Edhe Hashim Thaçi, pak ditë përpara arrestimit, kishte info se do të arrestohej. E pati provuar të arratisej përmes lidhjes së Edi Ramës me Recep Tayyip Erdoğan. Synimin e projektin e kishin me një çarter nga Surreli drejt Stambollit. Aty do kishte një linjë tjetër sekrete, për në Siri. Por arratisja e Thaçit ishte e destinuar të dështojë. Ishte në përgjim. Sapo mbaroi telefonata e Hashim Thaçit me Sulltanin e Surrelit, i bie zilja e telefonit. Nga s’dihet dhe dihet se nga ku, i vjen porosia “Nëse përpiqeni të largoheni nga vendi ose bëni një hap tjetër për të penguar drejtësinë ose për të ndikuar tek dëshmitarët, do të arrestoheni menjëherë”.

Kështu, Hashimi priti i “qetë” ditën e nesërme avionin që e mori nga zyra e Presidentit të Republikës dhe e nisi për Hagë.

Berisha sot si Hashimi dje.

Duam të themi, si në rastin Hashimi ka rrjedhje informacioni. Pra, Berisha e din mirë se nga momenti në moment, mund ta arrestojnë. Bile, doktori, ka sinjale se edhe mund të fluturoi përmbi atlantik me pranga në duar. drejt një burgu Federal në Amerikë. Prandaj po shpejton për të mbledhur Kuvendin Antiamerikan të Partisë Demokratike.

Kokë e dy gjysmave të lajmit është Babloku.

Edi Ramës, arrestimi i një “Peshku” si Sali Berisha, i duket jo normal. Kjo i ka prishur gjithë projektet. Edhe gjumin e bën artificial. Me ilaçe. Ka të drejtë. Mikun e biznesit të vëlla Olsit, Thoma Gëllçin me pasaportë amerikane në xhep, ja arrestuan me një aksion top sekret, pa dijeni të shtetit shqiptar.

Pra, amerikanët kanë rrethuar gjithë hajdutët.

As Presidenti i Republikës s’ka të drejtë të prekë asnjë relike amerikane , larg qoftë Flamurin. As të arratiset nuk ka asnjë mundësi.

Kështu, kauza e përbashkët Berisha-Rama-Meta, është “mbyllur”, është rrethuar, është e vdekur. Çështje kohe!

Por, sa për vërtetësi. Shikoni si do të jenë sot e mbrapa, aktivitetet e Sali Berishës, me Flamur apo pa Flamur Amerikan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë