Friday, April 19, 2024

Alqi Bllako paraqitet në GJKKO, shqyrtohet ankimimi i SPAK për lirimin e tij

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në ambientet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

SPAK kërkon rikthimin e tij në qeli pasi ankimoi vendimin e shkalles së parë, që caktoi “arrest ne shtepi” për ish-Sekretarin e Përgjithshem të Ministrisë së Mjedisit, i cili është vënë nën akuzë për inceneratorin e Fierit.

Pak javë më parë SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për Bllakon.

Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.

SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë