Friday, April 19, 2024

Akuzat ndaj Yuri Kim, Berisha i përgjigjet zëdhënësit të DASH

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë të martën nga zëdhënësi i DASH-it Ned Price, ku ai shprehte shqetësimin lidhur me sulmet që i janë bërë prej tij ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në një koment të gjatë në rrjetet sociale, Berisha thotë se nuk e ka sulmuar ambasadoren, por e ka kritikuar për qëndrimet që ajo ka mbajtur.

“Së pari në bindjen time kritikat nuk janë sulme, unë kam kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së SHBA, të cilat nuk kanë qenë në përputhje në vlerësimin tim me ligjet e vendit dhe Konventën e Vjenës. Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejtë pasi është forme e pastër bullizmi diplomatik”.

Duke konfirmuar edhe një herë miqësinë që ekziston mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri thekson se shqiptarët kërkojnë t’i zgjedhin vet përfaqësuesit e tyre në parlament apo drejtuesit e partive dhe nuk presin që kjo ti diktohet nga përfaqësues të vendeve të tjera.

“Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre të ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushata brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia”.

Në reagimin e vet, Berisha i kujton zëdhënësit të DASH se deklaratat e bëra nga ambasadorja në disa raste kanë qenë ofenduese dhe të papranueshme për popullin shqiptar.

“Së katërti, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili ndër të tjera i kercënonte ata me shprehjen se bar do të hamë, por SHBA nuk do t’ju nënshtrohemi. Kështu që mendoj se përdorimi i kësaj shprehje të diktatorit Hoxha pikërisht nga përfaqësuesja e SHBA si kërcënim për anëtarët e Partisë Demokratike që 30 vite më parë përmbysen diktaturën hoxhiste është ofendim kolektiv i palejueshëm dhe kjo meriton një ndjesë publike. Për njerëzit e lire arroganca nuk është virtyt”.

Duke nënvizuar se shqiptarët presin që përfaqësuesi i SHBA të inkurajojë lirinë e shprehjes dhe mendimit, Berisha thekson se në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare asnjëri nuk ka luftuar më shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar më shumë se ai. Ndaj ai nënvizon se është rasti i parë në botë që një zyrtar që ka bërë kaq shumë për luftën kundër korrupsionit, të shpallet “non grata” 8 vite pasi është larguar nga çdo funksion vendimmarrës në vend.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë