Friday, March 29, 2024

Aksident në Bullgari, autobusi me 29 pasagjerë nga Kosova përplaset me një kamion

Një autobus me pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Bullgari. Mediat vendase bëjnë me dije se në autobus ndodheshin 29 pasagjerë, ku 6 prej tyre ishin fëmijë.

Deri tani bëhet me dije se të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 04:30, ku autobusi ka goditur një kamion që transportonte dru.

Kamioni kishte ndaluar dhe kishte dhënë sinjale që rruga ishte e bllokuar, por shoferi i autobusit ka vijuar rrugën dhe ka ndodhur përplasja.

Kamioni mësohet se ka dalë nga rruga, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime të shumta.

Pak javë më parë një aksident tragjik ndodhi në Bullgari, ku një autobus me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut pësoi aksident dhe ndërruan  jetë 46 persona.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë