Tuesday, March 19, 2024

Aksident i rëndë në Koplik/ 1 viktimë dhe 3 të plagosur, makinat bëhen ‘copë’ nga përplasja

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut.

Si pasojë e përplasjes 3 persona mbetën të plagosur, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak 

Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin  L. B., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”  shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë