Thursday, April 18, 2024

Ahmetaj replikon me Bashën: Mos më quaj më tigër

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër nsaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi ky i fundit e etiketoi duke i thënë ”tigri i korrupsionit”.

Ai i ka kërkuar kryedemokratit që të ruajë etikën.

Arben Ahmetaj: Në diskutim me mua ruaj etikën se edhe unë e ruaj edhe kur ju e humbisni. Unë flas me kolegët ti vazhdo punën tënde. Unë se humbas etikën asnjëherë edhe kur ju thoni jo tigri, jo elefanti etj, etj”.

Më herët Basha disa herë iu drejtua Ahmetajt duke i thënë “tigër”, “çirak”, ndërsa Ramën ‘usta’.

Lulzim Basha: “Kujt t’i djegë le ta mbajë s’kam ndërmend të harxhoj kohën me çirakun, duke qenë se ustai u largua. Qytetarët do vazhdojnë të pyesin si ka mundësi që nuk u ngopët duke i bërë dëme familjeve shqiptare. Zgjidhja afatgjatë për jetët e tyre është zhdukja e një tjetër takse. Kjo është taksa e korrupsionit, një gangrenë që e ndjen çdo shqiptar, e ka çdo raport ndërkombëtar, ndaj të zhdukim taksën më të rëndë për shqiptarët bashkë me propozimin tonë për uljen e TVSH. Lërini dënglat e atij që e di që propozimi ynë është në përputhje me opinionin e Venecias dhe të votojmë vettingun në politikë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë