Thursday, April 18, 2024

Aguero 3 muaj larg fushave, Barcelona gjen zëvendësuesin te Leipzig

Barcelona do të kërkojë të gjejë zëvendësuesin e Aguero-s në merkaton e janarit. Argjentinasi nuk do të jetë në dispozicion për tre muaj për shkak të një aritmie kardiake.

Sipas AS, klubi do të kërkojë të bëjë një investim të rëndësishme, duke patur parasysh operacionet jo shumë të suksesshme si blerjet e Boateng dhe Braithëaite.

Objektivi është Dani Olmo, i kërkuar në ditët e fundit të merkatos së verës. Lojtari i Leipzig është i lidhur me klubin gjerman deri në 2024-ën.

Formula e mundshme e vetme për ta marrë është ajo e huazimit dhe të drejtës së blerjes.

Duhet mbajtur nën vëzhgim edhe situata e Raheem Sterling, me sulmuesin anglez që ka kërkuar më shumë hapësira te City kohët e fundit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë