Friday, April 19, 2024

Abazoviç: Në Malin e Zi është bërë shumë në luftën kundër grupeve kriminale

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se në vend është punuar shumë në luftën kundër grupeve kriminale.

Sipas tij, disa prej këtyre grupeve, sidomos në Kotorr, përbëjnë rrezikshmëri të lartë, shkran RTCG.

Ai tha se Lëvizja Qytetare URA i ka arritur të gjitha synimet e saj politike dhe synimi i tyre parësor është që shteti të mos drejtohet më nga mafia.

“Goditja kryesore që i dhamë mafies ishte më 30 gusht dhe tani, në zgjedhjet lokale, DPS-ja dhe partnerët e saj u mundën në shumicën e qyteteve të Malit të Zi. Nëse keni ndjekur fushatën politike në vendin tonë, keni qenë dëshmitarë se lufta kryesore u luftua mes URA dhe DPS.

Pas kësaj, DPS u mund politikisht, dhe URA është aty ku ishte më parë. Pra, vetëm në Podgoricë kemi humbur një pjesë të votave, madje në qytetet e tjera jemi shpërblyer nga qytetarët. Jam i lumtur për këtë”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë