Saturday, April 20, 2024

A do të jetë në foltoren e ish-kryeministrit Berisha? Ja si përgjigjet Topalli

Ish-kryeparlamentarja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka shprehur publikisht mbështetjen për foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edhe pse pranon se reagimi i tij është i vonuar dhe se kjo vonesë ka sjellë kosto të mëdha për PD dhe Shqipërinë, ajo thotë se lëvizja e Berishës është shpresëdhënëse.

Jozefina Topalli: Është shumë i vonuar, kjo vonesë ka një kosto të madhe për Shqipërinë, jo vetëm për opozitën dhe PD. Por kur njeriu kërkon ndjesë, ndjesa nuk është dobësi, është forcë, është fuqi. Pas kësaj ndjese dhe kësaj lëvizje që ai ka krijuar është vërtetë diçka shumë shpresëdhënëse jo thjesht për demokratët, është shpresëdhënëse sepse duke larguar Lulzim Bashën do të largojnë Edi Ramën. Kjo është thelbësore për të hapur një faqe të re.

Në intervistën për Ora News, Topalli zbuloi se shumë shpejt do ta shohim edhe fizikisht pjesë të foltores.

Jozefina Topalli: Shumë shpejt. Mos më pyet ditën por unë aty jam. Nuk mund të jem tjetërkund përveçse aty.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë