Thursday, March 28, 2024

A do ta shtypte Putin, butonin e lëshimit të armëve bërthamore?

Lufta në Ukrainë është lufta e Vladimir Putinit. Nëse udhëheqësi i Kremlinit arrin qëllimet e tij ushtarake, e ardhmja e Ukrainës si një komb sovran do të jetë në dyshim. Nëse ai ndërmerr rriskun por dështon duke lënë pas një numër të lartë viktimash, frika mund ta shtyjë Kremlinin të marrë masa më të dëshpëruara. Lëshimi i armëve bërthamore është një opsion.

Shkruan Steve Rosenberg, BBC

Më lejoni të filloj me një pohim. Shumë herë kam menduar: “Putini nuk do ta bënte kurrë këtë gjë.”– dhe ai shkon dhe e bën atë.

“Ai nuk do ta aneksonte kurrë Krimenë, e sigurt?”– Ai e bëri.

“Ai kurrë nuk do të fillonte një luftë në Donbas.” – E bëri.

“Ai nuk do të fillonte kurrë një pushtim të plotë të Ukrainës.”- E bëri edhe këtë.

Kam arritur në përfundimin se shprehja “nuk do ta bëja kurrë” nuk vlen për Vladimir Putin.

Dhe kjo ngre një pyetje të pakëndshme:

Ai nuk do ta shtypte kurrë butonin e lëshimit armëve bërthamore, apo jo. Apo do ta bënte?”

Nuk është një pyetje teorike. Udhëheqësi rus sapo ka vënë forcat bërthamore ruse në gatishmëri “speciale”, duke u ankuar për “deklarata agresive” mbi Ukrainën nga liderët e NATO-s.

Dëgjoni me vëmendje atë që ka thënë Presidenti Putin, të enjten e kaluar, kur ai njoftoi në TV “operacionin special ushtarak” (në realitet, një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës).

Ai dha një paralajmërim rrëqethës: “Për këdo që do të konsideronte të ndërhynte nga jashtë – nëse e bëni, do të përballeni me pasoja më të mëdha se gjithçka që keni përballuar në histori.”

“Fjalët e Putinit tingëllojnë si një kërcënim i drejtpërdrejtë i luftës bërthamore,” beson laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, kryeredaktor i gazetës Novaya Gazeta.

“Në atë fjalim televiziv, Putini nuk po sillej si mjeshtri i Kremlinit, por si mjeshtër i planetit; njëlloj sikurse pronari i një makine super të shpejtë që shihet duke rrotulluar çelsat rreth gishtit, Putini po rrotullonte çelësin e komandës së armëve bërthamore. Ai ka thënë shumë herë: nëse nuk ka Rusi, pse na duhet planeti? Askush nuk i kushtoi vëmendje. Por ky është një kërcënim që nëse Rusia nuk trajtohet siç do ai, atëherë gjithçka do të shkatërrohet.”- theksoi Muratov.

Në foto: Putin, i fotografuar duke parë një lëshim rakete në 2005

Në një dokumentar të vitit 2018, Presidenti Putin komentoi se “…nëse dikush vendos të asgjësojë Rusinë, ne kemi të drejtën ligjore të përgjigjemi. Po, do të jetë një katastrofë për njerëzimin dhe për botën. Unë jam një qytetar i Rusisë dhe kreu i shtetit të saj. Pse na duhet një botë pa Rusinë në të?”

E për t’u kthyer në të tashmen, 2022-shin, Putini ka nisur një luftë të plotë kundër Ukrainës, por forcat e armatosura ukrainase po bëjnë rezistencë të ashpër; Vendet perëndimore – për habinë e Kremlinit – janë bashkuar për të vendosur sanksione kundër Moskës, të cilat janë potencialisht gjymtuese për ekonominë dhe financat ruse. Vetë ekzistenca e sistemit të Putinit mund të jetë vënë në dyshim.

“Putini është në një pikë të ngushtë,” beson analisti i mbrojtjes me bazë në Moskë, Pavel Felgenhauer. “Atij nuk i kanë mbetur shumë opsione, dhe sapo Perëndimi të ngrijë asetet e Bankës Qendrore Ruse dhe sistemi financiar i Rusisë të shpërthejë, kjo do ta bëjë atë të pafuqishëm.”

“Një opsion për të është të shkurtojë furnizimet me gaz në Evropë, duke shpresuar se kjo do t’i bëjë evropianët të zbresin. Një opsion tjetër është të shpërthejë një armë bërthamore diku mbi Detin e Veriut midis Britanisë dhe Danimarkës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Nëse Vladimir Putin do të zgjidhte një opsionin e përdorimit të armëve bërthamore, a do të përpiqej dikush në rrethin e tij të ngushtë ta ndalonte?

“Elitat politike të Rusisë nuk janë kurrë me njerëzit,” thotë laureati i Nobelit Dmitry Muratov. “Ata gjithmonë marrin anën e sundimtarit”.

Dhe në Rusinë e Vladimir Putinit, sundimtari është i plotfuqishëm. Ky është një vend me pak kontrolle dhe ekuilibra; është Kremlini ai që i thërret të shtënat.

“Askush nuk është gati t’i rezistojë Putinit,” thotë Pavel Felgenhauer. “Ne jemi në një vend të rrezikshëm.”

Lufta në Ukrainë është lufta e Vladimir Putinit. Nëse udhëheqësi i Kremlinit arrin qëllimet e tij ushtarake, e ardhmja e Ukrainës si një komb sovran do të jetë në dyshim. Nëse ai ndërmerr rriskun por dështon duke lënë pas një numër të lartë viktimash, frika mund ta shtyjë Kremlinin të marrë masa më të dëshpëruara.

Sidomos nëse shprehja “nuk do të bëja kurrë” nuk merret më parasysh.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë