Thursday, April 25, 2024

A do përjashtohet Berisha më 18 dhjetor? Ja çfarë thotë Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit do të jetë për shqiptarët e jo për hallet personale të askujt.

Sipas kryedemokratit në atë ditë do të rikonfirmohet vendimi i marrë më 17 korrik për zhbërjen e masakrës zgjedhore dhe vendosjen e demokracisë.

Në intervistën për Euronews Albania lideri i opozitës tha se deklaratat e Berishës që e cilësojnë atë si “Shoqata Basha-Bardhi” janë për sensacion në media e nuk i shërbejnë demokratëve.

Lulzim Basha: “18 Dhjetori nuk bëhet as për hallet dhe as për batutat e Sali Berishës, Edi Ramës apo kujtdo tjetër, bëhet për hallet e shqiptarëve. Dhe në këtë kuadër demokratët më 18 Dhjetor do të përshfaqen si e vetmja shpresë, si një bashkim i jashtëzakonshëm vullnetesh rreth të cilëve shqiptarët kanë drejtimin, udhëheqjen për të dalë nga kjo krizë e tmerrshme”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë