Thursday, April 18, 2024

73% e amerikanëve pro dërgimit të armëve në Ukrainë, sipas sondazhit

Shtatëdhjetë e tre për qind e amerikanëve mbështesin përpjekjet e SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me armë.

Ky është niveli më i lartë i mbështetjes që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos të përfunduar të martën.

Sondazhi vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po përforcojnë planet për të dëeguar armë të rënda në Ukrainë, teksa ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi se Perëndimi nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e një konflikti bërthamor.

Një sondazh i mëparshëm i Reuters/Ipsos, i kryer në fund të marsit përpara se të kryhej masakra në Buça ku u vranë 300 civilë, zbuloi se 68% e të anketuarve mbështesnin dërgimin e armëve në Ukrainë.

Sondazhi i fundit tregoi se shumica e demokratëve dhe republikanëve mbështesin sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë dhe thonë se do të preferonin kandidatët në zgjedhjet e Kongresit të 8 nëntorit që mbështesin ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Rritja e tensioneve midis Uashingtonit dhe Moskës po nxit gjithashtu shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të ndërhyjë në ato zgjedhje.

Rreth gjysma e amerikanëve, duke përfshirë gjashtë në 10 demokratë dhe gati gjysma e republikanëve, shqetësohen se Rusia mund të përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e Kongresit përmes keqinformimit dhe propagandës në internet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë