Saturday, April 20, 2024

”26 viktimat në Gërdec”, Mediu: Nuk i jam shmangur kurrë asnjë gjykimi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kdeklaroi se ai nuk i është shmangur gjykimit për tragjedinë e Gërdecit, të ndodhur më 15 mars të vitit 2008.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Mediu tha se ai ka dhënë dorëheqjen, ka deklaruar se nuk njeh imunitet dhe përmes një letre ka vënë në dijeni Presidentin e Prokuroren e Përgjithshme se është i gatshëm të pyetet.

Fatmir Mediu: “Kur Fatmir Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi gjykimi kam dhënë dorëheqjen dhe kam marë përgjegjësitë e mia morale dhe kam mirëkuptuar çdolloj sjellje të familjarëve të prekur karshi meje. Skam hyrë të afatetet e rihapjes së çështjes se nuk jam i fushës. Por dua të theksoj se kur Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi shpërthimi ka dhënë dorëheqjen, mori përgjegjësinë madje duke u përballur dhe me gënjeshtrat që montoheshin për mua. Që ditën e parë të dorëheqjes time kam deklaruar se nuk njoh imunitet dhe i kam çuar letër presidentit, prokurores së përgjithshme që jam i gatshëm që në çdo kohë të pyetem. Kemi kërkuar si maxhorancë në atë kohë heqjen e imunitetit po të isha fshehur pas imunitetit do ishte më e lehtë të merrnim një vendim se sa në këto rrethana shtyrje. Kam heshtur përballë gjithë propagandës politike sepse nuk doja të rëndonte mbi familjet e prekura. Unë nuk kam penguar asnjëherë heqjen e imunitetit”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë