Friday, March 29, 2024

14 vite nga tragjedia e Gërdecit, asnjë i dënuar nga ish qeveria Berisha

Sot më 15 Mars 2022 shënohen 14 vite nga tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Tragjedia e Gërdecit ende mbetet pezull si çështje në SPAK dhe për këtë ngjarje të rëndë ende nuk ka asnjë të dënuar, përfshirë këtu edhe ish ministrin e qeverisë Berisha, Fatmir Mediu.

Që prej tetorit 2021 Gjykata e Lartë i pranoi SPAK kërkesën për marrjen e pandehur të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Nga ai moment edhe pse SPAK njoftoi kryerjen e veprimeve dhe marrjen në pyetje të Mediut kjo ende nuk ka ndodhur. Dosja voluminoze prej 90 fashikuj e Gërdecit hetuar përgjatë 2008-2009 është tërhequr nga arkiva dhe ndodhet në SPAK.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pak javë më parë rekursin e Fatmir Mediut për të mos u hetuar. Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. Apeli i GJKKO rrëzoi një vendim të mëparshëm të shkallës së parë, duke argumentuar se çështja nuk është gjykuar dhe se heqja e imunitetit të Mediut i hap rrugë procesit për rihetim.

SPAK tashmë ka rikfilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjese e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do të merret në pyetje është ish-ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë